INDONEZI – Një seri shpërthimesh tronditën kryeqytetin indonezian këtë të enjte, të cilat u pasuan nga shkëmbime zjarri në rrugët e Xhakartas.
Mediat në Indonezi kanë publikuar pamjet shokuese të momentit kur njëri prej kamikazëve shpërtheu në mes të rrugës, duke shkaktuar 7 viktima.
Shpërthimi ndodhi përreth Rrugës Thamrin, një lagje ku ndodhen zyrat e shumë bizneseve dhe ambasadave të huaja, përfshirë ato të Kombeve të Bashkuara.
Dyshohet se atentatorët kishin në shënjestër një kafene të grupit amerikan Starbucks. Policia ka vrarë të gjithë terroristët, që sipas dëshmitarëve ishin 5. Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb