Një zjarr i madh ka përfshirë sot disa hektarë pyje në fshatin Palç, Njësia Administative Lekbibaj, në Tropojë. Siç shihet nga pamjet që banorët sjellin në redaksinë e “BalkanWeb”, flakët e tymi kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pyje.

Zjarri vijon prej dy ditësh, ndërkohë që sipas denoncimeve të banorëve dhe kryetarit të Shoqatës së Palçit, Dhimitër Mislia, askush nuk ka ndërhyrë deri më tani për ta shuar.

Ndërkohë, Mislia thekson se “zjarri është vënë nga forcat e policisë, të cilat pas djegies së parcelave me hashash, kanë lënë vatra pa fikur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: