Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë këtë të enjte në një magazinë në Skrapar.

Si rrjedhojë, një re e madhe tymi ka mbuluar zonën rreth e rrotull ku ka rënë zjarri.

Sic duket edhe në pamjet e publikuara nga “Balkanweb”, tymi ka mbuluar thuajse gjithcka.

Shkak për këtë zjarr dyshohet se është një shkëndijë elektrike.

Njerëzit rreth e rrotull shikojnë me habi flakët e tymit që përhapen në ajër.

Zjarri po ashtu ka rënë edhe pranë Nën Stacionit Elektrik të Corovodës.

OSHEE me anë të një deklarate për mediat u shpreh se si rrjedhojë e zjarrit që ka rënë në Nën Stacionin Elektrik, disa zona të caktuara nuk do të kenë drita.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb