Dalin pamjet e avionit të rrëzuar, në veri të Moskës, me të cilin udhëtonin 10 pasagjerë që humbën jetën ditën e sotme.

Mes viktimave rezultoi edhe kreu i Grupit Wagner, Prigozhin.

 

 

Përplasja ndodhi pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin veriperëndimor Tver. Disa media ruse e kanë identifikuar avionin si një Embraer Legacy 600, me numër bishti RA-02795, i cili besohet se i përket Prigozhin. Megjithatë, kjo nuk u konfirmua nga zyrtarët.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor, por që përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb