Manchester United vuan por fiton 1-2 ndaj Sheffield United, në takimin e mbajtur në Bramall Lane (Sheffield). Një aksion i bukur i “Djajve të kuq” u finalizua me sukses në minutën e 28-të nga Mc Tominay.

Vendasit fituan penallti pak minuta më vonë, për shkak të një prekje me dorë në zonë. Oliver McBurnie u tregua i saktë nga pika e bardhë, me portierin Onana që i kuptoi krahun, por nuk ndali dot topin që ishte destinuar të shkonte në fundin e rrjetës.

15 minuta nga fundi i takimi, një goditje fantastike nga distanca e Dalot “shkund merimangat”, për t’i dhënë 3 pikë të besuarve të Ten Hag.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb