I konsideruar si sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave, Usain Bolt kërkon të lërë gjurmë edhe si DJ. Të shtunën në mbrëmje atleti xhamajkan, rekordmeni i botës, ka qenë në lokalin Alumbra, në Melburn të Australisë, ku ka performuar si DJ.
Bolt e ka shijuar pa masë këtë mbrëmje, teksa edhe vetë ka kërcyer me të pranishmit në lokalin e natës. Sprinteri xhamajkan ka mbyllur garat për këtë vit, pas fitores së tri medaljeve të arta në “Rio 2016” dhe do të rikthehet në pistë vitin e ardhshëm.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb