DJ PM ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën” ku ka folur për jetën private, lidhjen me Sara Berishën dhe përvojën e tij me psikologun.

Ai rrëfeu për herë të parë se pas Big Brother VIP ka luftuar me ankthin dhe ka shkuar në psikologe.

Është e natyrshme të flasësh me psikologun. Edhe njerëzit më të suksesshëm në botë kanë psikologë, sepse është e nevojshme për një njeri që të heqë mbingarkesën që ka. Kam qenë edhe më herët, para një viti e gjysmë, pas BBVA1, por jo për arsye të formatit, apo personale të miat. Unë mendoj se çdo njeri që punon, veçanërisht në jetën e natës, e ka të vështirë, duke ia nisur që prej ushqimit, gjumit e të gjitha… Nuk është turp ta pranosh që ke nevojë për psikolog, që ke ankth. Duhet të flasësh me njerëzit, pasi këshilla të ndryshme të ndihmojnë sadopak.

Ndërsa fliste për eksperiencën në BBVIP, ai tha se ishte shumë mirënjohës, pasi e ngriti si nga ana personale, edhe ajo profesionale.

Nuk e kishim menduar [me Dagz] se do të mbërrinim deri këtu. Ne na kanë njohur njerëzit nëpër diskoteka, ata që frekuentojnë jetën e natës, por kurrë në jetë s’e kisha besuar që do të vinte momenti kur do më njihnin edhe në Laç, ose në Fier.

PM foli edhe për lidhjen me Sarën, duke treguar se kanë gjetur njëri-tjetrin, pasi të dyve nuk u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes.

Kam dëgjuar që të kundërtat tërhiqen, por Sara me karakterin e saj, më përshtatet. Unë dhe Sara nuk e duam qendrën e vëmendjes, nuk jemi tipa që shfrytëzojmë njëri-tjetrin, që të bëjmë gjëra që të biem në sy. Ne kemi mbijetuar edhe pa shfrytëzime, ndaj nuk është ndihmesë e madhe që ta shfrytëzoj Sarën për lidhje. Kemi 2 vite bashkë dhe s’kam postuar ende foto me të në Instagram. E duam privatësinë dhe duam të jetojmë me rregullat tona.

Sa u përket lajmeve të shtatzënisë, PM tha se Sara nuk është shtatzënë dhe kur të jetë do ta bëjnë lajmin publik, nuk do ta mbajnë të fshehtë.

Në momentin që do të bëhemi prindër, do e tregojmë me gjithë qejf”, tha PM, duke shtuar se është momenti që të bëjnë një hap tjetër në lidhje. “Ndoshta të bëjmë fëmijë, të fejohemi, të martohemi, të bashkëjetojmë. Kur të vijë të jetojë këtej, e di që kur të shkojë ora 11 e darkës, duhet të shkoj më herët në shtëpi.

Ai theksoi se Sara ia ka bërë lidhjen në distancë më të lehtë dhe e falenderoi publikisht atë për faktin që nuk është fare xheloze dhe shtoi se nuk i shkon as mendja t’ia thyejë zemrën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: