POGRADEC

Një market është vjedhur gjatë natës në rrugën ‘’Rinia’’ të qytetit të Pogradecit. BalkanWeb siguron video ekskluzive nga momentet e grabitjes, teksa autori me kapuç dhe maskë thyen fillimisht xhamin e derës.

Nga ana tjetër ai më pas hyn brenda dhe merr një sasi lekësh.

Policia ka reaguar për këtë ngjarje duke shoqëruar disa persona si të dyshuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb