Redon Xhixha protagonist. Sulmuesi shqiptar ia ka dalë të shënojë në ndeshjen mes Qarabag dhe Lincoln, e vlefshme për kualifikueset e Champions League.

Pas golit të Gomez për vendasit nga Gjibraltari, Xhixha vendos ekuilibrat, duke gëzuar tifozët e skuadrës nga Azerbajxhani. Për 24-vjeçarin ky është goli i dytë me fanellën e Qarabag. Xhixha ka luajtur më parë për Tiranën për 2 sezone me radhë, ndërsa fillimet e veta i pati te Laçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb