Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një parcelë në fshatin Volloder të Sarandës, ku janë shkrumbuar ullinj dhe vreshtari.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Shpresa Dine për ‘BalkanWeb’, zjarri vijon të jetë ende aktiv, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në e vendin e ngjarjes me dy mjete.

Dyshohet se janë djegur qindra rrënjë ullinj dhe vreshtari, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve. Prej disa ditësh vendi ynë po përballet me temperatura të larta, ndërsa janë regjistruar disa vatra zjarri në disa zona.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb