Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është shfaqur pasditen e të martës në fshatin Fatishe në Njësinë Administrative Përparim, në Bashkinë e Peqinit.

“BalkanWeb” sjell pamje nga vendngjarja, ku shihet se flakët janë shumë pranë banesave, ndërsa tymi i zi ka “pushtuar” zonën.

Në zonën e përfshirë nga zjarri rreth orës 18:15 janë nisur të gjitha forcat MZSH Peqin.

Nga Elbasani për në fshatin Fatishe e Peqinit është nisur për ndihmë të shtuar edhe një automjet me 3 punonjës zjarrfikës, duke qenë se zjarri aktualisht ndodhet fare pranë disa banesave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb