Pamjet që shihni vijnë nga ambientet e COVID3, ku kati i parë i godinës është përfshirë nga zjarri. Fatmirësisht në këtë kat nuk ka persona të shtruar, ku trajtohen të sëmurë me koronavirus.

BalkanWeb siguroi pamjet në fjalë ku shihet se si del tymi nga godina, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrfikësja.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj pohoi se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ai pohoi se sistemi i infrastrukturës së kësaj godine është amortizuar, ndonëse iu bë një riparim i pjesshëm, duke u shfrytëzuar si spital covid-i. Po ashtu ai theksoi se kur të mbyllet cikli i kësaj pandemi, thuhet se kjo godinë, ish-kirurgjia e përgjithshme, do të shembet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: