Udinese dhe Lecce barazuan 1-1, në ndeshjen e Serie A. Në transfertën e Dacia Arena, mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani luajti titullar për mysafirët.

Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 34-të, për shkak të një faulli. Lojtari, gjithashtu, u pengua nga një futbollist i vendasve në pjesën e parë, duke u rrëzuar dhe duke shqetësuar jo pak trajnerin Roberto D’Aversa.

Gjithsesi, asgjë serioze, me Ramadanin që “shtrëngoi dhëmbët” për të vijuar normalisht ndeshjen. Për të ardhur tek goli i ekipit nga Udine, sulmuesi Thauvin zhbllokoi ndeshjen në minutë ne 49-të, me anë të një penalltie. Në minutat e fundit, Lecce barazoi me Piccolin.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: