Fitore e pastër 0-5 dhe lojë fantastike. Kështu e nis Zvicra e Murat Yakin fushatën kualifikuese të Euro 2024.

Kombëtarja Helve mbylli shpejt llogaritë me Bjellorusinë, në ndeshjen e luajtur në Serbi, në Novi Sad. Sfida u zhbllokua që në minutën e katërt me Steffen. Mesfushori i Luganos nuk do ndalej me kaq, pasi do realizonte edhe dy herë të tjera në pjesën e parë.

Nuk mund të mungonte në këtë takim as Granit Xhaka, i cili ishte titullar. Lojtari me origjinë shqiptare la gjurmën e tij me një eurogol në minutën e 62-të. Festivali nuk kishte përfunduar ende, pasi radhën më pas do e kishte Amdouni.

Ndeshja e radhës për zviceranët është në shtëpi ndaj Izraelit, sakaq bjellorusët udhëtojnë në Rumani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb