Kur u shkatërron habitatin e tyre, kafshët kërkojnë ta rigjejnë. Në shumë raste arinjtë kanë zbritur në qytet dhe kanë kërkuar ushqim. Kështu dhe një ari që kishte hyre në një qendër tregtare në Rusi, por fatkeqësisht e ka pësuar. Kamerat e sigurisë së qendrës tregtare kanë filmuar një ari që vraponte brenda qendrës dhe në momentin që ka arritur të dalë është qëlluar për vdekje nga policia. Ende nuk dihet se si hyri ariu ai egër aty por sipas autoriteteve ruse mendohet të ketë hyrë të martën nga një derë e pasme.

Ariu e ndjeu rrezikun dhe doli me shpejtësi nga dera e përparme. Cfarë ndodhi më pas? Trupi i kafshës ekspozohet i vrarë. Hetuesit e qeverisë ruse thanë se kanë hapur një hetim pas “kërkesave të shumta” për ta bërë këtë, për të zbuluar pse kafsha u vra. Pamjet kamera e sigurisë treguan ariun që kalon nëpër korridoret bosh para se të shtynte dy dyert e hapura për të shpëtuar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: