VLORË

Një automjet i llojit “Lancia” me targat Aa 550 ET në pronësi të shtetasit me inicialet B.B ka marrë flakë në lagjen “10 Korriku” në Vlore, pranë Lungomares.  Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë të automjetit është shkëndija elektrike. Gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti ka siguruar  edhe pamjet e para nga vendngjarja, ku duket qartë makina e kapluar e tëra në flakë.

Ne vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po heton me tej rreth kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:40, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, shtetasi F.E duke tentuar të ndizte mjetin tip “Lançia”, ka konstatuar se mjeti u përfshi në flakë. Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës dhe policia të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale.

 

6865544e 66ea 428e B341 Ff6df8c98efd (1)
6865544e 66ea 428e B341 Ff6df8c98efd (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: