FUSHE KRUJE- Pezullohet nga detyra mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” Fatmir Dervina, i cili u përfshi dje në një skandal me një video erotike që kishte përfunduar në telefonat e nxënësve të tij. Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga burime pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, në një njoftim zyrtar të shkollës, thuhet se institucioni arsimor dënon ashpër veprimin, ndërsa e ka pezulluar nga detyra. Pezullimi në fjalë do të jetë në fuqi deri sa të mbarojnë hetimet.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital, i cili akuzonte mësuesin e Matematikës për veprime joetike. Ai tha se videon perverse mësuesi ua kishte nisur disa nxënësve.

Sakaq, dje mësuesi pohoi në polici se videon ishte diçka e tija personale dhe se nuk kishte lidhje me ambientet e shkollës. Duke iu përgjigjur akuzave, bashkëshortja e tij i kthehu një përgjigje Berishës, ndërsa i shkruajti në një nga statuset e tij kushtuar kësaj ngjarjes. Bashkëshortja e Dervinës tha se video ishte bërë për lojë nga ata të dy, ndërsa theksoi se ata ishin familje demokratësh.

REAGIMI I SHKOLLËS
Duke marrë shkas nga ngjarja e publikuar në rrjetet sociale, mbi publikimin e një videoje me përmbajtje që cënon integritetin e një mësimdhënësi, nga një mësues i shkollës sonë, drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” Fushë-Krujë dënon ashpër veprimin dhe ka marrë masën:
PEZULLIM NGA PUNA DERI NE ZBARDHJEN E ÇESHTJES NGA ORGANET KOMPETENTE
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: