Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gosë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në aksin Durrës-Rrogozhinë.

Mësohet se një trailer me targa të Podgoricës ka tentuar të hyj në parakalim të gabuar dhe si pasojë ka shkaktuar përmbysjen e furgonit.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, dhe nga burime mësohet se vetëm shoferi furgonit ka pësuar disa gërvishtje në trup, për kurimin e të cilave është transportuar në spitalin e Kavajës.

Ndërkohë, shoferi i furgonit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në videon e siguruar nga BalkanWeb shihet dëmet materiale që kanë pësuar mjetet e përfshira në aksident.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb