Një moment i veçantë është regjistruar gjatë marshimit të protestës së 65-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në rrugët e Tiranës.

Teksa qytetarët po marshonin në Bulevardin “Zogu I”, pak metra më tej qielli është ndriçuar për disa sekonda nga një spektakël fishekzjarrësh.

Edhe gjatë  këtij momenti, protestuesit kanë vijuar marshimin pa u ndalur, duke kënduar në kor thirrjen që i ka shoqëruar që nga nisja e protestave: “Rama jep dorëheqjen”.

Tubimi i sotëm shënon ditën e 65-të të protestave, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb