Në orët e para të mëngjesit të sotëm, makina e 27-vjeçares nga Bilishti Deizi Arapaj, i është vendosur flaka. E reja ka dyshime mbi disa persona të cilët mund ta kenë bërë për t’u hakmarrë me të, për shkak se ka pasur konflikte dhe debate verbale.

Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që i digjet makina, pasi edhe në 2018, sërish i kanë shkrumbuar një tjetër mjet.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb