Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestave, është shfaqur i fashuar në spital, në disa momente prekëse me mbesën e tij. Pamjet janë publikuar nga motra e Vishkullit dhe tregojnë të plagosurin teksa qëndron pranë vogëlushes gjatë trajtimit në spital.

 

Vishkulli është një nga personat e lënduar gjatë protestave të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb