“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, me kallëzues të rremë, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës. Ju ftoj nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, akt dhe sjellje timen”.
Këto ishin fjalën e para të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta pas kafazit të xhamit, pasi Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e tij për transmetimin live të seancës së sotme gjyqësore.
Ndërkohë, vetëm pak centimetra larg tij është e ulur ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila në asnjë moment nuk ka kthyer kokën, por i ka kthyer atij kurrizin.
