Mbrojtësi i Interit, Nemanja Vidic, ka kërkuar nga klubi që të transferohet Javier Hernandez. Meksikani nuk është më në planet e Unitedit dhe ai rrezikon të tretet, andaj Vidic e ka propozuar sulmuesin ekstrem te Interi. 

“Këto gjëra janë në duar të klubit”. “Sigurisht se Chicharito do të ishte transfer shumë i mirë për secilin klub dhe ne do të ishim të ngazëllyer ta kemi atë në ekip”. 

“Tani ne duhet të fokusohemi që të kualifikohemi në Europa League. Nuk shtë Liga e Kampionëve, por është një kompeticion shumë i mirë me shumë ekipe të mëdha evropiane”, ka thënë Vidic. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: