Pas disa javësh izolim, pas vendimit të kryeministrit, sot moshat e treta kanë populluar rrugët dhe parqet e gjelbëruara.

Në Berat pensionistët kanë vërshuar që prej orëve të para të mëngjesit në rrugë, parqe e lulishte, por duket qartë që pjesa më e madhe e tyre nuk ka reapektuar distancën dhe masat mbrojtëse. Për gazetaren Eneida Petova ata thonë se kanë dalë sot herët dhe pasi shëtitën dhe shikuan ajrin e freskët dhe rrezet e diellit,po i drejtohen banesave për të respektuar orarin e liridaljes.

Po ashtu edhe në Fier, në videon e dërguar nga gazetari Ervis Kuçi pensionistët duket se kanë mbushur bulevardin e qytetit, duke shijuar rrezet e diellit deri në orë 11:00, kohë e caktuar për ta për ajrim pas një muaji izolim në shtëpi.

E njëjta situatë edhe në Gjirokastër, pensionistë të moshave të ndryshme, kanë shijuar orëët e ‘lirisë’, kush në shëtitje apo ulur në stolat e qytetit. Gazetarja Brikena Meta, ka sjellë përmes videos, orët e para të mëngjesit në qytetin e gurtë

Në Durrës, duket se kanë preferuar shëtitjet buzë detit. Në videon e dërguar nga gazetarja Klodiana Haxhiaj, duket se disa prej tyre madje kanë preferuar të shijojë ecjet ne rërë, apo në bregdet, falë rritjes së temperaturave.

Situatën në Elbasan e përcjell Fatmir Popja, sipas të cilit që prej orëve të para të mëngjesit, pensionistët në Elbasan mbushën rrugët e qytetit , miniparqet e gjelbëruara dhe Parkun “Rinia” duke bërë ecje. Disa dhjetra të moshuar kanë shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të dalë më së shumti në ambientet e gjelbërta që ata frekuentojnë gjithmonë që nē Qendrën e Elbasanit nuk janë të pakta si dhe në lulishtet e qytetit duke mbajtur distancë nga njëri tjetri. Gjatë një vëzhgimi janë evidentuar disa në raste sporadike kur nuk është respektuar rregulli i distancinit fizik , ndërsa pothuajse të gjithë kidhin dalë me maska. Edhe ne qytetet e Librazhdit, Prrenjasit , Belshit, Gramshit e Peqinit raportohet se ishte e njenjta situatë.

Lorena Kodra në Korcë, na sjell lulishtet e qytetit te cilat sot ishin mbushur me pensionistë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: