TIRANE – Nga 55 vërejtje të Partisë Demokratike për ligjin e Vettingut, misioni i Bashkimit Europian, EURALIUS, ka pranuar 20, duke vlerësuar se ato i shërbejnë rregullimit të ligjit. Por për këtë mision ka disa vija të kuqe të cilat nuk preken, siç janë roli i operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe ai i bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Në këtë logjikë nuk pranohet propozimit i opozitës që kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve ta mos bëhet nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.

“Procesi i ri-vlerësimit përdor informacionin, dosjet dhe strukturat administrative ekzistuese, në mënyrë të veçantë ILDKPKI-në për kontrollin e pasurisë dhe autoritetet policore dhe të inteligjencës për vlerësimin e figurës. Njohuritë dhe kompetenca e tyre është e nevojshme dhe nuk mund të zëvendësohet nga stafi i ri apo strukturat e reja. Roli i ILDKPKI-së është parashikuar në Kushtetutë dhe nuk mund të vihet në pikëpyetje. Roli i saj është që të japë të gjithë informacionin që ata kanë, por jo konkluzione, të cilat janë për organet e ri-vlerësimit. Zbatimi i ri-vlerësimit, hetimi dhe vendimi përfundimtar bëhet gjithmonë nga institucionet e ri-vlerësimit nën monitorimin ndërkombëtar”.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/08/EURALIUSSSSS.doc” viewer=”microsoft”]

EURALIUS gjithashtu shprehet qartë se nuk mund të preket asnjë kompetencë e operacionit ndërkombëtar të monitorimit.

Roli i misionit ndërkombëtar monitorues nuk mund të reduktohet. Monitorimi i projektuar ndërkombëtar është një instrument i rëndësishëm për t’i mundësuar publikut të rifitojë besimin në gjyqësor.

Drejtuesi i misionit Rainer Deville bën të qartë se ruajtja e këtyre parimeve është kusht që Bashkimi Europian të investojë tek procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve.

Komisioni i BE-së më kërkoi që të vë në dukje se këto parime janë vendimtare për angazhimin e Bashkimit Evropian në procesin e ri-vlerësimit duke mobilizuar miliona € të fondeve të taksapaguesve të BE-së.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: