Pas Kryeministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, protestuesit janë drejtuar drejt godinës Parlamentit.

Mësohet se rruga para Kuvendit do të përdoret thjeshtë si “tranzit” për të vijuar drejt zonës së njohur si “9 katëshet”. Kjo pasi protestuesit duket se do të ndjekin Unazën e vogël të Tiranës.

Më parë ishte deklaruar se do të shmangej qendrimi para Kuvendit, kjo pasi tentohet të mbrohen besimtarët myslimanë që ndodhen në xhaminë e Namazgjasë.

Më parë tensione kishte mes protestuesve dhe efektivëve, të cilët ishin bërë gardh në rrugë për të ndaluar mbërritjen e qytetarëve para Drejtorisë së Policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb