Një fëmijë i vogël është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtesë të shembur në Azaz të Sirisë, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Sirinë dhe Turqinë, nga të cili humbën jetën mijëra persona.

Në video shihen ekipet e shpëtimit duke nxjerrë nga rrënojat një fëmijë të vogël, e tërmetit goditi më së rëndi pjesën veriore të Sirisë.

Ministria siriane e Shëndetësisë, ka njoftuar se 326 persona kanë humbur jetën dhe 1042 tjerë janë lënduar.

E agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se në Siri janë regjistruar mbi 700 persona të vdekur.

Përveç këtyre shifrave, ekipet e shpëtimit në veriperëndim të Sirisë në zonat që nuk janë nën kontrollin e qeverisë, kanë vlerësuar se numri i të vdekurve është 221.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 2300, kurse ekspertët vlerësojnë se numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: