Ukraina nuk ka asnjë shans për të mposhtur Rusinë, tha në një intervistë kryeministri hungarez Viktor Orban.

Ai tha se idetë e Perëndimit për epërsinë e Kievit në konfliktin Rusi-Ukrainë janë të rreme.

Kryeministri sqaroi pamundësinë e mposhtjes së Rusisë.

Ai tha gjithashtu se çelësat e paqes në rajon janë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Orban, ideja e përhapur në Amerikë për fitoren e Kievit është një gënjeshtër.

Kryeministri i Hungarisë theksoi se ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës do të lodhen shumë më shpejt se Rusia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb