Policia greke ka ndaluar një shqiptar të kërkuar për trafik droge. Shqiptari është kapur teksa tentonte të hynte në Shqipëri një të kërkuar në anën greke të Kapshticës.

Policia greke nuk ka nxjerrë emrin e tij, por thuhet se 28-vjeçari ishte i kërkuar me urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar droge, si i përfshirë në një rast të ndodhur në qershor 2017, ku në Portin e Durrësit u kapën rreth 700 kg marijuanë në një kamion që kishte destinacion Italinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb