Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Visho Ajazi, në një intervistë për Neës24, ka ndarë një episod personal nga vizita e tij në Izrael, ku takoi një agjent të Mossad-it që i ka folur shqip.
Ai tregoi se gjatë një vizite në zyrat e shërbimit sekret izraelit, një agjent i ka folur shqip dhe i ka rrëfyer se familja e tij dikur kishte jetuar në Prishtinë dhe më pas në Berat, ku ishin strehuar për t’u shpëtuar persekutimeve naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ajazi theksoi se Mossad është një ndër shërbimet inteligjente më të fuqishme dhe më efikase në botë, me kapacitete të jashtëzakonshme në mbledhjen e informacionit dhe në operacionet ndërkombëtare.
Visho Ajazi, ish-kreu i SHISH: Një izraelit nga Mosad-i kur isha në Izrael më foli shqip dhe më tha sesi familje kishin qenë në Prishtinë, e më pas në Berat. Ai tha se kanë qenë në Shqipëri për të shpëtuar nga nazistët gjermanë. Kam qenë në zyrat e Mossad-it dhe ata kanë shërbim inteligjent efektiv dhe të fuqishëm.
(Balkanweb)
