Në një lidhje skype me News24, nga Budapesti ku ishte i prnaishëm në përurimin e bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kreu i bashkisë së Tiranës, komentoi vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Veliaj u theksoi se Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë bashkisë me vendimin e saj, ndërsa ligji i shfuqizuar, ishte ndërprere më parë prej tyre, kur u vendos që Teatri i ri Kombëtar do të ndertohej me fondet e qeverisë dhe jo me PPP.

‘Unë nuk hahem dot me gjithologët, janë të pakapshëm për mendjen time modeste. ishte një vendim për ligjin për PPP kur ne vetë e anuluam. Ai ligj special mbaroi së ekzistuari.

Ligji skadoi edhe prej afatit por edhe për faktin se ne vendosim ta bëjmë vetë. Gjykata i dha të drejtë bashkisë që mori vendimin për të prishur Teatrin. Do presim zbardhjen e lejes nga KKT, do respektojmë procedurat dhe besoj në 100 ditë do të nisimin punën për Teatrin e ri Kombëtar.” u shpreh Veliaj.

“Teatri do bëhet, pyetja është sa kllounë do bëhen. Unë nuk kthehem nga misioni për modernizimin e qytetit. Kryeministri Rama është 100 % i vendosur për t’i shkuar deri në fund projekteve. Këshilla ime për cdo lloj klouni që del e merr aventura, teatri do bëhet. Mund të na vonojnë, por nuk do na ndalojnë. Nuk ka asnjë pengesë për të bërë një teatër modern, si po bëjmë piramidën, sic po bëjmë punimet te Astiri” vijoi më tej Veliaj.

Ndër të tjera kryebashkiaku u pyet edhe mbi akuzat e ngritua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kryesisht nga juristja e saj Adriana Kalaja, për të cilat u shpreh se nuk meritojnë të marrin vëmendje publike.

“Cdo lloj mitomani që merr mikrofonin, meriton të ketë vëmendje publike sot? Jam i përgjegjshëm për ata që më përfaqësojnë. Kë artistë, mua kjo zonjë s’më duket artiste, më duket një mitomane e dënuar për mashtrim me vendim gjykate.

Cdo hajvan, mitoman, klloun që kërkon të nisë luftë me ambasandën amerikane meriton të ketë mikrofon. Ndaj ku je kë përfaqësoni. Jo cdo kllou meriton mikrofon. Të tillë gaztorë unë kam takuar pafund. Cdo projekt i ri prodhon njerëz edhe më qesharakë. Ky është projekti ynë i 100 në bashkinë e tiranës, ndaj këto historitë me pushtim ambasadash janë të denjë për filma me sherifa, që nuk i shërbejnë Shqipërisë së 2021. Teatri do bëhet dhe do fillojmë punën shumë shpejt.” tha Veliaj.

Ndarjen në votim të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese mbi Teatrin, kryebashkiaku e komentoi si një ‘qokë politike’ të tyre ndaj presidentit të Republikës.

“Kushtetuesja nuk ishte unanime, ne kishim shumicën por e kuptoj edhe ca në minorancë, i kuptoj detyrimet politike ndaj presidentit. I mirëkuptoj, por iu bëj apel: Do i rrisni fëmijët në Shqipëri, do i coni në një teatër tallashi, apo ne nje vend ku te shkosh si zoteri? Vendimet e tyre nuk janë vetëm qoka politike. Viti i ri do ta gjejë Tiranën të paktën me një kantier teatri të ri.” tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb