Shkolla e mesme e bashkuar “Nikollë Zogorjani”, në Velipojë do të mirëpresë këtë vit nxënësit me ambientet e reja. Me iniciativë të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, njëkohësisht dhe deputet i zonës, dhe financim të donacioneve të huaja është bërë rikonstruksioni i plotë të klasave, ambienteve sportive të jashtme, instalimi i sistemit të ri të ngrohjes dhe sistemit elektrik, me një vlerë totale prej 340 milionë lekë. Pas rikonstruksionit rreth 367 nxënës të kësaj shkolle do të gjejnë ambiente të reja dhe me kushte shumë herë më të mira.
Shkolla “Nikollë Zogorjani” është shkolla e vetme e Njësisë Administrative Velipojë. E ndërtuar në vitin 1972, që nga ajo kohë shkolla nuk ka pësuar asnjë ndryshim përveç ndonjë ndërhyrje të vogel restauruese. Në këtë godinë bëjnë mësim që nga fëmijët e vegjël të kopshtit e deri te shkolla e mesme dhe ka funksionuar me mësim me dy turne duke sjell vështirësi për nxënësit.
(BalkanWeb)