Pamjet që shihni vijnë nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, i cili është bllokuar në kuadër të masave të marra nga policia për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se të gjitha rrugët rreth perimetrit të sigurisë pranë Kryeministrisë janë bllokuar.

Ndërkohë në terren ndodhet dhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Kujtojmë se sot paradite, rreth orës 11:00 Blinken zbret në Rinas, ndërsa do të zhvillojë takim me presidentin Begaj, kryeministrin Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: