Kombet e Bashkuara kanë kapacitetin logjistik dhe të sigurisë për të mbështetur një vizitë të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në centralin bërthamor të Zaporizhias të Ukrainës,  nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord. Kjo ishte deklarata e bërë këtë të hënë nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Stefan Duzarich.

“Sekretariati i Përgjithshëm i OKB-së nuk ka juridiksion për të bllokuar ose anuluar çdo aktivitet të IAEA”, shtoi Dujarric.

Deklarata e Duzarich vjen si përgjigje ndaj akuzës së Rusisë se siguria e OKB-së pengoi një vizitë të inspektorëve të IAEA-s në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Zëdhënësi tha se “në kontakt të ngushtë me IAEA, Sekretariati i OKB-së ka vlerësuar se Ukraina ka aftësinë logjistike dhe të sigurisë për të mbështetur çdo mision të IAEA në termocentralin bërthamor Zaporizhia nga Kievi”.

Megjithatë, si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të bien dakord , tha zëdhënësi. Të dy vendet kanë thënë se duan një vizitë nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kreu i saj, Rafael Grossi, ka thënë se është gati të udhëheqë një mision dhe i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të bashkëpunojnë.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres folën sot në telefon për sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: