PRISHTINE – Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë vizitës së tij në Kosovë ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Njëlloj si Biden veproi edhe Thaçi. Ai mbrëmjen e djeshme e priti zv/presidentit në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me gruan e tij, Lumnijen.

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot nuk ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij. Në kampin “Bondsteel”, afër Ferizajt, kreu i qeverisë është parë me vajzën e tij, Afërditën.

‘Indeksonline’ mësoi se mospjesëmarrjes e bashkëshortes së Mustafës ishte për arsye shëndetësore.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: