Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takojë sot në Paris presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Mësohet se pritja zyrtare bëhet në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris. Kujtojmë se të premten, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve.

Ndërkohë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb