Ish-kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për procesin e integrimit, Zef Mazi, ka deklaruar se vizita e Ursula von der Leyen në Tiranë ishte në mënyrë bqë të heshtej protesta që vijoi në Tiranë për mbi 135 ditë.

Në një postim në rrjetet speciale, Mazi ka kritikuar Bashkimin Europian që për 5 muaj protesta ka qenë e shurdhër përballë protestave

“Vizita e Von der Leyen në Shqipëri ishte për të vrarë protestën, thjesht e turpshme, BE ka qenë e shurdhër në mënyrë të papërgjegjshme për 5 muaj, është e parëndësishme. Kaosi në Shqipëri ka një emër dhe një rrugëdalje – dëgjo zërin e popullit, vepro në përputhje me rrethanat. Sa më gjatë të vazhdojë, aq më keq, rezultati do të jetë i njëjtë, por dhimbja do të jetë më e madhe”, shkruan ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb