Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një minireportazh të realizuar nga televizioni “France 2”, ku promovohet turizmi shqiptar dhe bukuritë e radha që mbart vendi ynë.

“Kudo që të ndodheni deti dhe malet janë përpara syve tuaj. Në horizont, kështjella mbi shpate të thepisur. Në bregdet, një det akuamarinë, 4 orë nga Parisi, Shqipëria, një destinacion lehtësisht i arritshëm në Europë.

E mbiquajtur si “Tajlanda e Vogël” nga banorët, gjendemi në Ksamil me ujin e tij ngjyrë gurkali, një plazh shumë i preferuar nga turistët.”, në këtë mënyrë nis reportazhi i dedikuar Shqipërisë së bukur.

Në video paraqiten edhe disa turistë, të cilët shprehen të kënaqur më veçantitë e natyrës së vendit tonë.

“Uji i detit është fantastik. Ngjyra është si në Maldive.”, u shpreh një prej turistëve që po pushtonte në Ksamil.

Në video theksohet fakti se Shqipëria është një vend i vizituar nga shumë turistë, duke shprehur me statistika se në 2019-tën, priti më shumë se 6.5 milionë, dy herë më shumë se 15 vite më parë.

“Shqipëria ndjek rrugën e turizmit prej disa vitesh. Është një vend ballkanik që i ofron turistëve peizazhet e fundit të paeksploruara të Mesdheut e që mbeten ende dhe sot, një destinacion i lirë”, përfundon videoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb