Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga 2 persona, të dënuar për veprat penale
“Vjedhja”, “shkatërrimi i pronës” dhe “kanosja”.

Në pranga kanë rënë dy të rinjtë, S. Q., 27 vjeç dhe S. Q., 31 vjeç. Këta shtetas dyshohen se më datë 27.03.2022, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër.

Po në datën 27.03.2022, shtetasit S. Q. dhe A. Q. kanë kanosur shtetasin B. B., si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta pajisjet në dyqan. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Arrestohen 2 shtetas, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit S. Q., 27 vjeç dhe S. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas dyshohen se më datë 27.03.2022, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër. Po në datën 27.03.2022, shtetasit S. Q. dhe A. Q. kanë kanë kanosur shtetasin B. B., si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta pajisjet në dyqan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës proceduan penalisht shtetasin K. G., 61 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, për veprën penale penale “Ndotja e ajrit”, pasi është konstatuar duke djegur disa goma makinash në tokën në pronësi të tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: