Eros Grezda është lojtari më i ri i NK Rudes. Ka qenë vetë klubi kroat që ka zyrtarizuar lajmin, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 27 vjeçari shqiptar u largua nga Partizani, pasi qëndroi vetëm 6 muaj në kryeqytet.

Grezda ka kontribuar më parë në Hungari në OPT Bank Liga për Zalaegerszegi, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Rangers në Skoci. “Eros Grezda është lojtari më i ri i NK Rudes. Ai i mbulon të dy pozicionet e krahut dhe deri më tani në fanellën e Osijekut, Lokomotives dhe Sibenikut ka bërë 108 paraqitje në Kroaci, ku ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 13 asiste” – shkruan NK Rudes, ekip i elitës në Kroaci.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: