Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur dje në një takim ish presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi. Osmani ka reaguar në ‘Facebook’ ku edhe ka publikuar një fotografi me dy ish presidentët, teksa ka shkruar se ata janë miq të mëdhenj të Kosovës.

“Me dy miq të mëdhenj të Kosovës: ish-Presidentin kroat Stipe Mesić dhe ish-Presidentin shqiptar Bamir Topi”, ka shkruar Osmani.

Sakaq Mesić është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, ku më herët ka takuar kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, edhe kryeministrin Albin Kurti.

Alo

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë takimit u theksua se raportet e ngushta ndërshtetërore në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë ndërtuar mbi themele të forta historike dhe respekt të ndërsjellë tradicional në mes të kombit shqiptar dhe atij kroat.

Po ashtu Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet tri shteteve, përballë sfidave rajonale dhe globale dhe në funksion të stabilitetit dhe avancimit të agjendave Euro-Atlantike në Ballkanin Perëndimor.

Vjosa Osmani

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb