TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas miratimit nga PE të strategjisë së re për zgjerimin e BE.

Meta thekson se Partia e Lirisë vlerëson rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që nuk bazohet në rregullat e BE.

Ai thekson se zitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja dhe anëtarësimin në BE.

“Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian. Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.
Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor. ????”, deklaron Meta.

Meta
Meta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb