Në prag të klasikes së futbollit shqiptar ndaj Tiranës, nesër në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, i cili ka analizuar këtë takim për kuqeblutë:

“Jo vetëm ekipi po e pret këtë ndeshje me dëshirë, por edhe spektatorët. I kemi karikuar bateritë tona dhe kemi fuqi të plota për përballjen e nesërme.

Duhet të përballojmë dhe këto situata që ndodhin gjatë sezonit, por lojtarët e tjerë që do të futen në fushë ose ata që do ta zëvendësojnë do të jenë.

Është një ndeshje tjetër, ishte një duel që luanim jashtë fushe tani do të kemi tifozët që do të na mbështesin. Shpresoj që tifozët të na japin zemër dhe të na ndihmojnë që t’i shkaktojmë humbjen Tiranës nesër.

Për sa i përket ekipit nesër jemi shumë të motivuar, jemi shumë gati për përballjen e nesërme dhe e presim me shumë dëshirë këtë ndeshje.

Për mua nuk është vendimtare ajo që ndodhë në muajin maj, ne e dimë që jemi një ekip konkurrues, tema e ditës është ndeshja e nesërme dhe kjo është gjëja që ka më shumë rëndësi për momentin.

Duhet të kuptojmë që secili ka mënyrën e tij të punuarit. Tirana ka arsye për të qenë e qetë duke pasur parasysh diferencën e pikëve në renditje, të gjithë ata që vijnë në Shkodër e dinë që është shumë e vështirë dhe ne jemi shumë të uritur për sfidën me Tiranën.

Për mua nuk kishte shumë rëndësi se me kë do të luanim në Kupë sepse aty janë katër ekipe që janë të forta dhe që kanë arritur deri në këtë fazë. Që të shkonim në finale duhej të përballeshim me një nga skuadrat e mëdha dhe një ndër to është dhe Partizani me të cilin do të luajmë dy ndeshje.

Çoba është një nga lojtarët tonë të ri që ka dhe eksperiencë. Mua më pëlqen shumë te ai sjellja e tij, është shumë i disiplinuar dhe i motivuar dhe them të drejtën do të doja sërish të isha dhe unë në vendin e tij.

Unë i uroj shumë fat, jo vetëm për ndeshjen e nesërme, por edhe për të ardhmen që shpresoj që të jetë sa më e ndritur.”, përfundoi Brdariç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb