Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në News 24 ka deklaruar se kanë nisur tashmë kontrollet monitoruese të territorit nga ajri për të evidentuar parcelat e mbjella me kanabis.

Ajo tha se deri më tani është vënë re se kultivimi i lëndëve narkotike po shkon drejt zerimit.
“Ne kemi nisur kontrollet monitoruese, ka raste sporadike për tentativë kultivimi, kemi rastin e Fierit që ishte kultivim brenda shtëpisë. Nga data 25 prill edhe në vijim kemi nisur monitorimin edhe me helikopter, po ashtu nga 28 prilli edhe monitorim me dron, kryesisht në zonat e thella malore”.

Sa për kultivimin e kanabisit medicinal, Voda shtoi se ajo ishte vetëm një ide.

Voda sqaroi edhe mënyrën se si do të bëhet lirimi i parakohshëm i efektivëve të policisë nga detyra.

“Mosha mesatare e policëve tanë është mbi 45,1 vjec, është më e larta në rajon dhe Europë. Kërkohet energji moshë më e re sidoms për pjesën operacionale. Kush del në pension paguhet me pagë, e cila në shifra mund të jetë e përafërt me pagën që marrin në detyrë edhe ndonjë shpërblim në rast se thirren në punë për disa orë. Pra, lirimi ose dalja e parakohshme nga detyra do jetë me dëshirën e tyre. Do ketë komision të posacëm që do të trajtojë kërkesat. Nuk vendosin eprorët për këtë”,- sqaroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: