Tre të mitur kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi vodhën një automjet, u përfshinë në një aksident. Ngjarja ndodhi në lagjen “Gafurr Muço”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet A. C., 16 vjeç, G. D., 17 vjeç dhe I. Xh., 15 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit me inicialet B. O.

Duke drejtuar automjetin e vjedhur, shtetasi A. C. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Të tre të miturit kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja, por janë lokalizuar dhe kapur nga shërbimet e Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb