TIRANE- 7 persona janë vënë në pranga dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën për vjedhjen e energjisë elektrike. Policia e Shtetit bën me dije se gjatë kontrolleve të kryera me OSHEE ¬në rreth 3.687 raste, kanë rezultuar 23 vjedhjes të energjisë elektrike. Kontrollet janë kryer në abonentët familjarë dhe në biznese, ndërsa thuhet se janë arrestuar në flagrancë 7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe janë shpallur në kërkim 10 persona të tjerë. Po gjatë kësaj jave policia thotë se janë ndërprerë 1.459 lidhje të abonentëve debitorë dhe 23 lidhje të paligjshme.

“Gjithashtu janë kontrolluar 56 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së,”-theksohet nga policia .

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb