Dy persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen se kanë vjedhur një banesë në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan  Hile Memehaj, 25 vjeç, banues në Prizren dhe Vangjel Pella 57 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u shpallen në kërkim shtetasit Nderim Ndreca 26 vjeç dhe Getoarb Mulliqaj 26 vjeç, të dy banues në Gjakovë të Kosovës.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. P., në lagjen nr. 1, Sarandë, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Vangjel Pella, pronar hoteli ne Ksamil ka qenë i dënuar më parë për “kanosje”, “shkatërrim të rrjetit të ujësjellesit” ndërkohë që në 2012 banesa e tij është qëlluar me arme për shkak të një borxhi që ai kishte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: