TIRANE- Një i ri nga Tiranë përfundoi në pranga, pasi akuzohet se ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e xhaxhait të tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 31-vjeçari me inicialet G.D., akuzohet se ka vjedhur disa bizhuteri floriri dhe një aparat fotografik në shtëpinë e shtetasit me inicialet A.D.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 21.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në banesën e xhaxhait, A.D, vjeç 62, ka vjedhur disa bizhuteri floriri dhe 1 aparat fotografik. Neni 134 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb