Policia e Dubait ka arrestuar një burrë, pasi kishte vjedhur një devenë e fqinjit, për t’ia bërë dhuratë të dashurës për ditëlindje.

Pronarët e devesë së bardhë, e cila vlerësohet si shumë e shtrenjtë financiarisht, raportuan vjedhjen e ndodhur në fermën e tyre. Policia, nuk arriti të gjente asnjë shenjë të grabitësit dhe asnjë provë. Por çudia ndodh disa ditë më vonë, ku një qytetar telefonoi efektivët dhe i tha se rreth fermës së tij ndodhet një deve e humbur.

Por rrëfimi i bërë nuk përkonte me dëshminë e dhënë më herët, kështu që policëve i lindën dyshime. Pas insistimit të këtyre të fundit, burri e pranoi se devenë e ka rrëmbyer për t’ia bërë dhuratë së dashurës, duke shtuar se historinë që kafsha kishte humbur, e kishte sajuar nga frika.

Policia sakaq ia ka kthyer devenë pronarëve dhe ka arrestuar të dyshuarin dhe partneren e tij, të cilët akuzohen për grabitje dhe dëshmi të rremë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb