Nejmar është një nga lojtarët më të mirë të PSG-së dhe i kombëtares braziliane pavarësisht se u eliminuan herët nga Botërori. Përveç kësaj ai u shquhet për flirtimet apo lidhjet e shkurtra me femrat.

Së fundmi ylli brazilian ka ngacmuar njëkohësisht volejbollistet binjake, Kajla dhe Kejt Alvesh. Njëra prej binjakeve e ka rrëfyer këtë gjatë një bisede me një person në “Big Brother” në Brazil.

“E dini si “rrëshqiti” Nejmar? Ai po bisedonte me motrën time binjake, para se ajo të ishte në një lidhje. Kur ajo filloi të takohej me një djalë tjetër, futbollisti ndaloi së kontaktuari me të. Pra, çfarë bëri ai? Më dërgoi sms, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Unë dhe motra ime, flasim për gjithçka, a mendoi vërtet që nuk do ta përmendja? Tani, nëse ai nuk do t’i kishte dërguar asaj një mesazh, nëse do ta kishte dërguar vetëm tek unë, unë tashmë do të isha në Paris”, deklaroi bukuroshja.

Kajla më pas zbuloi se i njeh të gjithë miqtë e Nejmarit, por ende nuk e ka takuar për shkak të orarit të tij të ngjeshur.

Binjaket braziliane konsiderohen si sportistet më seksi në vendin e tyre dhe sigurisht që tërheqin më shumë vëmendjen kur shfaqen bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: